Translate - Perkthimi

Friday, June 10, 2016

7 Super Ushqimet Kunder Plakjes

1. Vaji i Ullirit

vaji_i_ullirit
Katër dekada më parë hulumtues të një studimi nga shatë shtete erdhën në përfundim se yndyrat gjysmë të ngopura (monosaturated) në vaj ulliri ishin në pjesë të madhe përgjegjëse për përqindjen e ulët të sëmundjes së zemrës dhe kancerit në ishullin Grek të Kretës.Tash gjithashtu e dimë se vaji i ullirit përmbanë edhe polifenol, një antioksidues tjetër i fuqishëm që mund të ndihmoj të parandaloj sëmundjet që shoqërojnë plakjen.

2. Kosi

kosi_shqiptar
Në vitet e 70ta, Gjerogjia Sovjetike përflitej si vendi që ka më së shumti qindvjeçar për kokë të banorit se sa cilido vend tjetër në botë. Raportet e asaj kohe pohonin se sekreti i jetës së gjatë të tyre ishte kosi, një ushqim që e gjen gjithkund tek ta. Përderisa fuqit jetështuese të kosit asnjëherë nuk janë vërtetuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë, kosi është i pasur me kalcium i cili ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe përmban “bakterie të mirë” që ndihmojnë në mirëmbajtjen e zorrëve duke zvoëluar ndodhinë e sëmundjeve të zorrëve që shoqërohen me plakje.

3. Peshku

vaji-peshkut-kanceri-gjiritl
30 vite më parë hulumtuesit filluan të studijojnë përse vendasit Inuit të Alaskës ishin çuditërisht pa asnjë sëmundje zemre. Arsyeja që tani shkencëtarët mendojnë është sasia e madhe e peshkut që konsumojnë ata. Peshku është një burim me bollëk të ynyrave Omega-3, që ndihmojnë grumbullimin e kolesterolit në arterie dhe mbrojnë kundër ritmeve abnormale të zemrës.

4. Çokollata

ha_cokollate_6
Popullata Kuna e ishujve San Blas në Detin e Karaibeve afer bregut të Panamas, kanë përqindje të sëmundjeve të zemrës nëntë herë më të ulët se sa banorët e Pananamas (Pananamasit). Arsyeja? Kuna pijnë shumë pije të bëra nga pjesë të mëdha të kokoas, që zakonisht është e pasur me flavonoid që ndihmojnë në mirëmbajtjen e funksioneve të shëndetshme të enëve të gjakut. Të mirëmbash enët e gjakut zvogëlon rrezikun ndaj shtypjes së lartë të gjakut, diabetit te tipit 2, sëmundjen e veshkave dhe demantia.

5. Arroret

arroretStudimet e bëra nga Seventh-Day Adventists (një sekt fetar që thekson një dietë vegjetariane dhe të jetuar të shëndetshëm) tregonë se ata që hanë arrore përfitojnë mesatarisht dy vite e gjysmë jetë, kështu që arroret ofrojnë dobi shëndetësore të ngjashme me ato të vajit të ullirit. Arroret janë gjithashtu burim i koncentruar i vitaminave, mineraleve dhe fitokimikaleve tjera duke përfshirë këtu edhe antioksidues.

6. Vera

vera_dhe_cokollataTë jesh në gjendje të pish alkool në sasi mesatare të mbron kundër sëmundjes së zemrës, diabetit dhe humbjes së kujtesës që shoqërohet me plakje. Cilado pije alkoolike duket se ofron këto dobi, kuptohet po flasim kur pijmë dhe nuk e teprojmë, por nga të gjitha pije vera e kuqe ka qenë fokusi i shumicës së studimeve. Vera e kuqe përmban rezervatro, një përzierje që me gjtihë gjasat kontribon në dobitë që sjell – dhe, sipas studimeve në shtazë, mund të aktivizoj gjenet që ngadalësojnë plakjen qelizore. 

7. Boronicat

boronicat_kulumriaNë një studim të publikuar në vitin 1999, hulumtuesit nga Qendra Për Hulumtime të Ushqyeshmërisë Njerëzore në Tufts University Jean Mayer, kishte ushqyer minjtë me ekstrakt të boronicave për një periudh kohore që në “kohë minjësh” është e barabartë me 10 vite njeriu. Këta minj, kur plakeshin, performonin më mirë se sa tjerët në testet e balancit dhe koordinimit. Përbërësit në boronica (dhe manore tjera) zvogëlojnë inflamacionin dhe dëmin oksidativ që shoqërohen me mangësi të funksioneve motorike dhe memories në moshë të shtyrë. 

No comments:

Post a Comment