Translate - Perkthimi

Saturday, June 11, 2016

Pule e pjekur

Pule e pjekur

Perberesit:
1 pule e fresket
50 gr gjalpe ne temperature dhome
rigon ose rozmarine)
Lekura e grire e 1 limoni
1 lt leng pule
1 luge gjelle miell
Kripe
Piper i bluar ne moment

Pergatitja:

Perziejme ne nje tas 2/3 e gjalpit me lekuren e limonit, piperin Sperkasim mire pulen me kripe dhe e lyejme me gjalpin qe pergatitem.

E vendosim ne nje tepsi te pershtatshme, ne te cilen kemi hedhur dhe gjysmen e lengut te pules.

Mbulojme me leter alumini sa me mire qe te mundemi. Fusim tepsine ne furre dhe pjekim ne 180 grade per rreth 1 1/2 ore.

Heqim letren e aluminit, ngreme temperaturen ne 200 grade dhe pjekim per 30 minuta akoma.

Nxjerrim pulen nga furra dhe ruajme te ngrohte. Skuqim ne nje tigan miellin ne pjesen e ngelur te gjalpit, por pa e lejuar te marre ngjyre.

Shtojme lengun e tepsise dhe gatuajme duke perziere vazhdimisht.

Shtojme dhe pjesen tjeter te lengut dhe vazhdojme te gatuajme deri ne viskozitetin e deshiruar.

Rregullojme shijen per kripe po te jete nevoja. Sherbejme pulen te shoqeruar me salcen qe pertatitem dhe patate furre.

Ju befte mire!

No comments:

Post a Comment