Translate - Perkthimi

Friday, June 10, 2016

Halat e pishave kundër bronkitisit kronik dhe për imunitet

Më poshtë ju sjellim disa receta të thjeshta me hala të pishave, që forcojnë sistemin imun dhe luftojnë kundër bronkitisit kronik
Çaj nga halat e pishave për forcim të imunitetit
Ky çaj ka shije të këndshme dhe aromë, e është treguar i dobishëm edhe në largimin e rërës prej veshkave. Përgatitja e çajit: merrni majat e degës së 20 halave, i zieni në gjysmë litër uji, derisa të vlojnë. E lini çajin të qëndrojë për disa minuta. E procedoni dhe e pini 2-3 herë në ditë, të ëmbëltuar me mjaltë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kundër bronkitisit kronik
Përgatitja: Merrni 40 gr hala të reja të pishave dhe i shpëlani mirë. Më pas i përzieni me gjysmë litër ujë të vluar. I lini të vlojnë edhe për 15 minuta në zjarr të lehtë dhe e lini të mbuluar më pas për 24 orë. Më pas lëngun e kulloni dhe e përzieni me 1 kilogram mjaltë. Merrni nga një lugë të madhe pas ushqimit, 4 herë në ditë.Halat e pishave kundër bronkitisit kronik dhe për imunitet

No comments:

Post a Comment